back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeNishani nderon ushtarët britanikë që vdiqën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë...

Nishani nderon ushtarët britanikë që vdiqën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Të ngjajshme

Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për...

Konjufca dhe Bogujevci – Emrat që do zgjidhnin bllokadën, por VV po i injoron për t’ia zgjatur krizën vendit

Vetëvendosje vazhdon të thellojë krizën institucionale në Kosovë duke...

Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë

Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore 24...

A do të ketë iPhone 18 një buton më pak?

Apple ka prezantuar një buton të ri të Camera...

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i pranishëm paraditen e sotme në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës, ku u përkujtua dhe u nderua heroizmi dhe sakrificat e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët tashmë prehen përjetësisht në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman MBE, përfaqësues të shumtë të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të komuniteteve shqiptare si dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë, etj.

Në fillim u krye shërbesa fetare me lutje dhe përshpirtje për të rënët, ku u përkujtua edhe Kapiteni shqiptar Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012.

Më pas Presidenti Nishani nderoi dhe u përul me respekt para veprës heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945. Presidenti Nishani vlerësoi heroizmin e tyre, të cilët dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot dhe për vlerat universale të demokracisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz