back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNiset për Bazel, avioni kthehet urgjentisht në Aeroportin e Shkupit pas përplasjeje...

Niset për Bazel, avioni kthehet urgjentisht në Aeroportin e Shkupit pas përplasjeje me tufë zogjsh

Të ngjajshme

Lideri i opozitës izraelite: Plani për ta pushtuar Gazën është një katastrofë

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se miratimi...

Moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë...

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është detyruar të kthehet menjëherë pas ngritjes, për shkak të një përplasjeje me një tufë zogjsh.

Sipas informacioneve nga mediat në Shkup, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit. Bëhet fjalë për fluturimin me numër WZZ1KX në linjën Shkup–Bazel, i cili, pas një kohe të shkurtër në ajër, është kthyer në aeroportin e Shkupit dhe ka realizuar një ulje të sigurt, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin.

Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se situata të tilla ndodhin herë pas here dhe, ndonëse për rastin konkret nuk ka dhënë më shumë detaje, ka bërë të ditur se do të ndërmerret një hetim për të përcaktuar shkakun dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara.

- Advertisement -

Të Fundit