Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për dhunim dhe ngacmim seksual ndaj të miturës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat.
Vesel Veseli, dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht të miturën nga Drenasi për 1 vit radhazi, më pas e mitura kishte mbetur shtatzënë dhe zyrtari policor dyshohet të ketë detyruar vajzën të kryejë abort jashtëligjor.
Gjatë ditë së sotme është mbajtur edhe një protestë me moton “Përdhunuesit në Burg”.