back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeNis seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit

Nis seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit

Të ngjajshme

Duke medituar, Bora shfaqet serioze në postimin e fundit

Bora Zemani është një nga moderatorja me të dashura...

Pas afro një jave ndërprerje, rifillon prodhimi në njësinë A5 të Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se...

Nga Gjermania në Itali për ta grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në...

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-shefit të inteligjencës gjatë dhe pas luftës, Kadri Veselit, raporton Gazeta Express.

Veseli, sikur edhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë në luftë, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz