Tashmë ka filluar protesta e organizuar nga Shoqëria Civile dhe aktivistë të partive opozitare, ku po kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Është protesta e dytë që po mbahet për këtë çështje, pasi një e tillë u mbajtë edhe javën e kaluar.
Marshi i protestueve, ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar tek ndërtesa e Kryeprokurorisë, kurse përfundon para ndërtesës së Qeverisë.
Ndërkohë, përveç shkarkimit të Lumezit, protestuesit po kërkojnë edhe nisjen e vettingut në sistemin e drejtësisë në vend./Gazetametro.net