back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportNis ndeshja Feronikeli – TNS në “Fadil Vokrri”

Nis ndeshja Feronikeli – TNS në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Përballja mes Feronikelit dhe The New Saints, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur. Të dy skuadrat do të luftojnë për 90 minuta që ta vazhdojnë rrugëtimin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

90 minutat në vazhdim do ta përcaktojnë faktin e kampionit të Kosovës dhe atij të Uellsit në Ligën e Kampionëve. Fituesi do të kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues, ndërsa humbësi kalon në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Përkundër që shumë bileta ishin dhënë falas për këtë ndeshje, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është i mbushur për këtë përballje të Feronikelit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Champions.

Klubi nga Drenasi mund të kalojë në rundin e dytë kualifikues me çfarëdo fitore dhe madje edhe me barazim pa gola dhe 1:1. Barazimi 2:2 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe penallti potencialisht, ndërsa çfarëdo humbje apo çfarëdo barazimi 3:3 dhe më lart e eliminon Niklin.

Fitues i dyfishtë në Kosovë, i ligës dhe kupës, Nikli mund ta shkruajë historinë nëse e kalon këtë rund, duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në anën tjetër, kjo është e 13-ta herë për TNS që garon në kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Më së shumti klubi uellsian ka arritur deri në rundin e tretë kualifikues, ndërsa këtë herë Feronikeli shpreson t’ia ndalë rrugëtimin qysh në rundin e parë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz