back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNis ‘lufta’ AAK-PDK para zgjedhjeve, Haradinaj ia merr Veselit Naim Bazajn

Nis ‘lufta’ AAK-PDK para zgjedhjeve, Haradinaj ia merr Veselit Naim Bazajn

Të ngjajshme

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Naim Bazaj brenda dy apo tre ditëve pritet që të zyrtarizojë kalimin e tij tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë ai e ka konfirmuar për Gazetën Express, duke thënë se ka vendosur përfundimisht që të largohet nga partia që drejtohet nga Kadri Veseli.

Gazeta Express

Fotografia e djeshme e publikuar nga deputeti i AAK’së Daut Haradinaj, ku shihet së bashku me Naim Bazajn, nuk ka qenë fare rastësi. Kjo pasi që Bazaj ka vendosur përfundimisht të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli dhe t’i bashkohet AAK’së së Ramush Haradinajt.

Këtë e ka konfirmuar vetë Bazaj sot në një përgjigje dhënë Gaztës Express.

“Po, po. Besoj që brenda dy tri ditëve vijnë ata tek shpija dhe merremi vesh” ka thënë Bazaj i pyetur se a ka vendosur përfundimisht të kalojë në AAK.

Për arsyet e kalimit në AAK, Bazaj thotë që nuk ka ndonjë, përveç asaj që nuk dëshiron që të jetë më në partinë e Kadri Veselit.

Bazaj thotë se AAK’ja është një parti që krerët e saj kanë qenë më të vërtetë pjesë e luftës.

“Arsyeja, pa arsye hiq…Sepse qëllimi është që së pari nuk dua të jem pjesë e PDK’së, dhe për këtë qëllim desha të shkojë aty ku më të vërtetë është edhe pjesë e luftës”, ka sqaruar ai.

Ky largim i tij nga PDK’ja vjen pas një sërë akuzash që kishte drejtuar ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veseli, dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, se i kishin futur duart edhe në procesin e brendshëm zgjedhor të partisë.

Sipas tij ajo çfarë kishte ndodhur në zgjedhjet e brendshme në Degën e PDK’së në Drenas nuk ndodh as në Afrikë.

Për Kadri Veselin kishte thënë se e ka dërguar në ‘humnerë’ PDK’në , dhe e kishte akuzuar se kishte dërguar njerëz nga Prishtina, me të vetmin qëllim për të mos lejuar që Bazaj të zgjidhej në krye të Degës në Drenas.

“Kadri Veseli e ka qu në humnerë PDK-në. Arsyja pse mas pari as një çerek ska mujtë me bë bashkë në Mitrovicë dhe jo vetëm në Drenas, e ka qu poshtë partinë me politikat e tij të mrapshta dhe me zagarët e tij që i ka qu prej Prishtinës, ministra e deputetë. I ka pru në Drenas veç me kusht qe mos mi kalu votat”, kishte deklaruar Bazaj për kallxo.com  më 18 maj të këtij viti.

Në garën e brendshme për kryetar të PDK’së në Drenas, Bazaj ishte mposhtur nga ish-shefi i Postë së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Kjo lëvizje e Bazajt drejt AAK’së mund të quhet edhe si fillim i aderimeve, kur tashmë Kosova është në prag të caktimit të datës së re të zgjedhjeve të parakohshme, pas dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.

Sipas burimeve në të cilat është thirrur televizioni publik i Kosovës, zgjedhjet e reja me gjasë do të mbahen më 8 shtator./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz