back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaBotëNis bashkëpunimin tregtar Rusi-Turqi

Nis bashkëpunimin tregtar Rusi-Turqi

Të ngjajshme

Edi “fluturon” pas rikthimi i Dolces, e ngrit në ajër

Dolce është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i...

Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord që të rinisin bashkëpunimin në udhëtime dhe tregti.

Presidentët e të dyja vendeve kanë biseduar të mërkurën në telefon, për herë të parë prejse Ankaraja ka rrëzuar një avion rus, nëntorin e kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska do të nisë bisedimet me Turqinë për rifillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike dhe se do të heqë masat kufizuese për turistët rusë që duan të vizitojnë Turqinë.

Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, po ashtu janë pajtuar që ta takohen sy më sy në shtator, në margjina të një samiti ekonomik në Kinë.

Biseda telefonike është iniciuar nga Putin, në përgjigje të një letre të Erdoganit, këtë javë, në të cilën ai ka shprehur keqardhje për rrëzimin e avionit rus.

Duke iu referuar letrës, Putin tha se ajo ka krijuar kushtet për të mbyllur “kapitullin e krizës” në marrëdhëniet dypalëshe.

Pas rrëzimit të avionit rus, në kufirin Turqi-Siri, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë janë ngrirë dhe Moska ka vendosur një numër sanksionesh, përfshirë embargo mbi prodhimet ushqimore turke dhe ndalimin e fluturimeve çarter dhe të paketave turistike për në Turqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz