back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeNimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Të ngjajshme

E dashura e Robertit sot feston 25-vjetorin

Sot është një ditë e veçantë për modelen Ana...

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Përgatitjet pothuajse kanë përfunduar dhe shkollat janë gati t’i...

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë për asnjë kandidat për kryeparlamentar pa një marrëveshje të qartë politike.

I pyetur nëse ka ndonjë nga deputetët që Nisma do të mbështeste, Nimani ka theksuar se qëndrimi i partisë është i prerë.

“Ne si Nisma Socialdemokrate me tre deputetë nuk do të votojmë asnjë kandidat pa një marrëveshje politike në mes të dy partive. Do të kemi një marrëveshje politike të shkruar e cila e garanton zhvillimin e mëtejshëm dhe zgjidhjen e përgjithshme të problemit të krijimit të institucioneve, jo vetëm sa për të tejkaluar një ngërç dhe për të hyrë në një tjetër,” tha Nimani.

Ai shtoi se çdo marrëveshje duhet të jetë publike dhe transparente.

“Në rast se kemi një marrëveshje publike, jo vetëm me Nismën por me cilën do parti, del dhe sqarohet për publik, Nisma është aty për të thënë fjalën e vet,” u shpreh Nimani.

Nisma Socialdemokrate ka vendosur që për postin e kryeparlamentarit të propozojë liderin e saj, Fatmir Limaj. /Teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz