“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.
Kështu njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi kryeministri.
Ndërkohë, Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së.