Janë mbyllur para pak çastesh dy ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar.
Feronikeli ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0, me golin e Yll Hoxhës në minutën e 54′.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi tjetër i zhvilluar në Kastriot, mes Arbërisë e Dritës, por në favor të këtyre të fundit.
Golin e parë dhe të vetëm të sfidës e shënoi Bujar Shabani një minuta para fundit të pjesëlojës së parë.
Arbëria – Drita 0-1
Feronikeli – Llapi 1-0