Nico Paz vonohet në darkë, Fabregas e ndëshkon – por argjentinasi shkëlqen si zëvendësues
dp

Lexo edheThyen heshtjen City, shënon ndaj Leeds në fund të pjesës së parë

Trajneri i Como, Cesc Fabregas, ka vendosur të lërë jashtë titullar Nico Paz në ndeshjen e sotme ndaj Lecce në Serie A, për arsye disiplinore.
Sipas raporteve nga Sky Sport Italia, vendimi erdhi pasi lojtari argjentinas kishte ardhur vonë në darkën e ekipit përgatitore për ndeshjen. Fabregas u pyet për këtë vendim para fillimit të ndeshjes, nëse ishte për të kursyer Paz për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Inter-it, por trajneri tha:
“Jo, nuk është për atë, ishte thjesht një zgjedhje që unë bëra.”
Megjithatë, Nico Paz u aktivizua si zëvendësues gjatë rikthimit 3-1 të Como ndaj Lecce, duke treguar se ka marrë falje pas paralajmërimit të parë.

Lexo edheThyen heshtjen City, shënon ndaj Leeds në fund të pjesës së parë
Ky vendim shërben gjithashtu si një mesazh për pjesën tjetër të skuadrës për rëndësinë e disiplinës dhe respektimit të rregullave të klubit. /GazetaExpress