back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeNgritet aktakuzë për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur”

Ngritet aktakuzë për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur”

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Prokuroria Themelore ne Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë lidhur me projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” kundër pesë (5) personave dhe atë: A.S., si person zyrtar përkatësisht si menaxher i projektit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, R.M., M.B., H.P., dhe D.M., si persona zyrtar në cilësinë e Organit mbikëqyrës të punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit akuzohen se në periudhën kohore tetor 2009 në vazhdimësi deri me 12 dhjetor 2017, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për operatorin ekonomik përkundër asaj se punimet në pozicionet e caktuara nuk janë kryer, dhe atë në vlerë totale prej 962,387.95 euro, si dhe pranimi teknik i këtij objekti akoma nuk është bërë dhe nuk është lëshuar për shfrytëzim.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në  barrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz