back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeNgrihet aktakuzë ndaj zëvendësministrit Cena dhe dy të tjerëve

Ngrihet aktakuzë ndaj zëvendësministrit Cena dhe dy të tjerëve

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

“Gjilani mirëpret forcën e PDK-së: Ganimete Musliu mes njerëzve të suksesit”

Kandidatja me numër 12 e PDK-së, Ganimete Musliu, po...

Rrezarta Krasniqi akuzon Kurtin për hipokrizi: Po flet sot në emër të Rugovës…

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete,...
- Advertisement -

Një muaj pas arrestimit të tyre Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Musa Cena, shefit të Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala, si dhe ndaj pronarit të kompanisë konsulente “Gentle Research” Hazër Shehu. Tre të pandehurit tashmë kanë pranuar fajësinë dhe gjykimi pritet të përfundojë shpejt, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

- Advertisement -

Zëvendësministri Musa Cena dhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala dyshohet se duke bashkëvepruar kanë kryer veprat penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, ndërsa pronari i kompanisë, Hazër Shehu, akuzohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit” dhe “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka bërë të ditur zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Berisha ka pohuar se tre të pandehurit kanë pranuar fajësinë dhe gjykimi ndaj tyre pritet të përfundojë shumë shpejt. “Aktakuza është dorëzuar këto ditë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me mundësi të negocimit për pranimin e fajësisë është arritur marrëveshja për pranimin e fajësisë nga të pandehurit dhe së shpejti do të përfundojë edhe gjykimi”, është shprehur zëvendëskryeprokurori Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz