back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajme​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për falsifikimi të parasë në Pejë

​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për falsifikimi të parasë në Pejë

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj A.M, për shkak të veprës penale falsifikimi i parasë.

I pandehuri A.M, në nëntor 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën 21.500 euro, të njëjtit ia kthen 3.500 euro, ndërsa pjesën e mbetur prej 18.000 eurosh, si garanci në muajin nëntor 2023, ia jep shumën prej 9.000 dollarësh, të cilat ishin të falsifikuara.

Prokurori i rastit, përveç aktakuzës, ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz