back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNgjyrosja e Skëndërbeut në Prizren, reagon Totaj: S’është proces i joni, policia...

Ngjyrosja e Skëndërbeut në Prizren, reagon Totaj: S’është proces i joni, policia po e heton rastin

Të ngjajshme

Në Prizren ngjallur debat lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

“Në lidhje me interesimin e madh mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren, njoftojmë opinionin publik se:
• Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent, sipas njohurive që kemi. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit.
• Nga të dhënat paraprake, ky veprim është kryer pa autorizimin e Komunës dhe nuk ka pasur asnjë njoftim apo kërkesë për leje në lidhje me këtë ndërhyrje.
• Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar dhe është e papranueshme.
Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime për këtë rast.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figurë emblematike e kombit shqiptar dhe çdo ndërhyrje mbi monumentet që mbajnë figurën e tij duhet të bëhen vetëm përmes rrugëve institucionale, me transparencë dhe respekt maksimal ndaj simbolikës që përfaqëson.
Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për ta garantuar mbrojtjen e tyre” shkruan Totaj në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit