back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeNgjarjet e rënda ditët e fundit, Rama thirrje për konfiskimin e armëve:...

Ngjarjet e rënda ditët e fundit, Rama thirrje për konfiskimin e armëve: Për keqardhje që qytetarët s’kanë qeveri funksionale

Të ngjajshme

Zbardhet vrasja në Lipjan: I dyshuari për vrasje pranon që kreu krimin ndaj Enver Bajraktarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është bërë...

Kurti pa qëndrim të prerë për vendimin e Kushtetueses: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk shprehu qëndrim të...

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në...

Qemajl Aliu publikon videon e Shtimes së transformuar: Vazhdojmë me projekte të mëdha

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka publikuar...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend ku ka pasur disa të vrarë por edhe viktima si pasojë e aksidenteve rrugore. Rama ka deklaruar se ajo çfarë e bën gjendjen shqetësuese është fakti se qytetarët s’kanë një qeveri ‘‘funksionale pas vetes’’ e cila merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre.

I pari i Prishtinës ka deklaruar edhe se kjo është për keqardhje dhe se qytetarët kanë mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.

Në postimin e tij, Rama i ka bërë thirrje Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të komunave që të nisin një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme.

Postimi:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës dhe të gjithë Republikës së Kosovës!

Ditët e fundit, vendi ynë është tronditur nga një varg incidentesh të dhunshme me humbje tragjike jetësh. Këto nuk janë thjesht numra. Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet!

Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje. Populli i këtij shteti ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.

Si Kryetar i Kryeqytetit, brenda kompetencave të mia ligjore dhe morale, i bëj thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisim menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme. Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent.

Kjo nuk është thjesht një thirrje për veprim. Është një detyrë morale. Viktimat i nderojmë jo vetëm me fjalë, por me ndryshim real.

Faleminderit.

- Advertisement -

Të Fundit