back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeNgjarje si në filma, plaçkitësit u futen me kallashë në terminalin në...

Ngjarje si në filma, plaçkitësit u futen me kallashë në terminalin në Merdare: O ikni more se me kallasha janë

Të ngjajshme

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të...

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Mesditën e së premtes, katër persona të maskuar dhe të armatosur me kallashë, ishin futur në terminalin doganor në Merdare ku kishin tentuar të kryejnë grabitje në zyrën e Agjencionit Doganor dhe më pas në një filial banke.

Indeksonline kishte raportuar menjëherë për këtë grabitje duke publikuar edhe pamje ekskluzive të xhiruara nga kamerat e dëshmitarëve të rastit.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit kishin ikur me veturë në drejtim të fshatit Dumnicë dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësitit policor i cili ishte vënë në ndjekje të grupit të plaçkitësve.

Fatmirësisht asnjë nga zyrtarët policor nuk kishte pësuar lëndime trupore gjatë të shtënave.

Policia aksionin për shkatërrimin e grupit nuk e kishte ndërpre deri ditën e djeshme, ku i vuri në pranga pesë persona të dyshuar.

Të dyshuarve u janë bastisur shtëpitë ku u janë konfiskuar 13 automjete të ndryshme, dy motoçikleta, disa telefona celular, një pistoletë të cilat dyshohet se janë blerë me të holla të përfituara nga veprat penale.

Indeksonline ishte pjesë e aksionit policor të hënën në fshatin Trudë ku nga afër ka përcjell bastisjen e policisë në shtëpitë e të dyshuarve.

Grupi i grabitësve pas arrestimit është dërguar fillimisht në njërin nga Stacionet Policore në Prishtinë ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

E shtuar: Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë sot në terminalin doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.

Disa persona e kanë xhiruar nga afër ngjarjen ku pamjet ekskluzive i kanë sjell në Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, plaçkitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës.

Nuk ka ende informacione nëse të dyshuarit kanë marr para në këtë rast. Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e rastit./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz