back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeNgjarje e rëndë në SHBA: Nëna vret tre fëmijët e saj, pastaj...

Ngjarje e rëndë në SHBA: Nëna vret tre fëmijët e saj, pastaj bën vetëvrasje

Të ngjajshme

Hygerta: Publiku vlerësoi femrën e fortë, prandaj jam këtu

Finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP...

“Nuk kam qenë asnjëherë”, Hygerta niset drejt stadiumit “Fadil Vokrri”

Finalistja Hygerta Sako është nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”. Atje...

Kusari-Lila pas takimit me Prattipati: U diskutua për investimet amerikane dhe Projektligjin për Industrinë e Mbrojtjes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Marion në Virxhinia mëngjesin e së premtes. Një grua po dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e saj, e më pas ka bërë vetëvrasje, raporton Express

Policia në Virxhinia ka gjetur trupat e pajetë të dy fëmijëve dhe gruas 27-vjeçare.

“Zyra e Sherifit të Qarkut Smyth tha se autoritetet zbuluan trupat e një gruaje 27-vjeçare, një fëmije 10-vjeçare dhe 3-vjeçare pasi iu përgjigjën një thirrje të premten në mëngjes në Marion, një qytet i vogël në jugperëndim të Virxhinias”, shkruan abcnews, transmeton Express.

Ndërkohë, një fëmijë i moshës 6-vjeçare u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Një fëmijë 8-vjeçar “i shpëtoi vendit të ngjarjes”, tha policia.

Policia tha se një hetim paraprak tregon se gruaja vrau fëmijët dhe nuk ka të dyshuar të tjerë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz