back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiNgjarje e pazakontë në Turqi, delja pjell 6 qengja

Ngjarje e pazakontë në Turqi, delja pjell 6 qengja

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Në një fermë në provincën Amasya në veri të Turqisë është regjistruar një rast i rallë pasi një dele ka pjellur gjashte qengja, raporton Anadolu Agency (AA).

Rasti ka ndodhur në njërën nga fermat e Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Fermave (TIGEM), ku një dele e racës Bafra ka pjellur gjashtë qengja, kurse dy të tjera të po të njëjtës racë po ashtu kanë pjellur nga pesë qengja.

Veterineri Zeki Bulut tha se pjellja e gjashtë qengjave është rast shumë i rallë dhe shtoi se janë duke qëndruar në detyrë 24 orë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të kafshëve.

Bulut theksoi se delet e racës Bafra njihen për pjelljen e dy apo tri qengjave, por tha se pjellja e gjashtë prej tyre është ngjarje që mund të rastiset shumë rallë.

Ai tha se raca Bafra është regjistruar në emër të TIGEM dhe shtoi se delet që i ruajnë janë vendase.

“Delet tona janë hibrid i deleve vendase ‘Karayaka’ dhe ‘Sakız’. Quhet Bafra. Është rasë e regjistruar në emër të institucionit tonë. Ne i përmbushim thuajse të gjitha nevojat në Turqi dhe rajon për shumimin e tyre”, tha Bulut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz