back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeNgjarja makabre në Prishtinë: Vrau bashkëshorten me sopatë e plumb, pastaj veten

Ngjarja makabre në Prishtinë: Vrau bashkëshorten me sopatë e plumb, pastaj veten

Të ngjajshme

Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për...

Refuzohen ankesat e LVV-së për nxitje të urrejtjes ndaj PDK-së e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar...

Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dha shtetësinë greke Ledian...

Një ngjarje makabre ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Kolovicë të Prishtinës, ku një burrë ka qëlluar me sakicë e pastaj me armë gruan e tij.

Gruaja ka vdekur në QKUK në tentim për ta shpëtuar, ndërkaq burri ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes nga plumbi që e shkrepi vetë, shkruan gazetametro.net.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen për Metron, duke bërë të ditur se dy persona janë konstatuar të vdekur, ndërkaq për detaje të tjera akoma nuk dihet.

Metro ka biseduar me QKUK’në, të cilët e kanë konfirmuar vdekjen e një gruaja 67 vjeçare, e cila nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve.

“Zyra e informimit e QKUK ju konfirmon se një grua(1951)ka ardhur në gjendje rëndë pa shenja klinike dhe përkundër gatishmërisë së stafit emergjent, për shkak gjendjes së rëndë e njëjta nuk ka arritur të mbijetoi për  shkak të plagëve të mëdha  që kishte”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK’së.

Ndërkohë, Policia po qëndron në vend të ngjarjes për të kryer hetime. Motivet e ngjarjes, ndërkaq, akoma nuk dihen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz