BallinaRegjionaleNgjarja e rëndë në Skenderaj/ suspendohet mësuesi që theri 11 herë gruan...

Ngjarja e rëndë në Skenderaj/ suspendohet mësuesi që theri 11 herë gruan me thikë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna mësimdhënësin, i cili therri 11 herë më thikë bashkëshorten e tij, raporton Express.

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast nga Prokuroria e Mitrovicës kanë theksuar se nuk e dinë motivin dhe se ende nuk është intervistuar as viktima.

“Ai ka vendosur të mbrohet në heshtje, kurse viktima femër nuk është marrë në pytje për shkak të gjendjes shëndetësore”, ka deklaruar për gazetën prokurori i këtij rasti.

E nga Policia thonë se janë duke u marrë me rastin. Konfirmojnë se viktima është goditur me thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz