back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeNgjarja e rëndë në Mitrovicë: 23 vjeçarin e kapi plumbi “aksidentalisht”, caku...

Ngjarja e rëndë në Mitrovicë: 23 vjeçarin e kapi plumbi “aksidentalisht”, caku ishte pronari i një picerie

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Tragjike: Merr flakë vetura, gjendet i djegur një person

Merr flakë vetura në Vlorë, gjendet i djegur një...

Heqja e masave nga BE akoma e paqartë

Ndërsa u arrit deri te transferimi i qetë i...

Policia në Ferizaj arreston një flagrancë një të dyshuar për fajde

Sot, Policia e Kosovës në Ferizaj, në bashkëpunim me...

M.K është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Jepi zë raporton se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër. Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Në përleshjen me armë që ndodhi në rrugën “Bislim Bajgora”, u plagosën edhe dy persona të tjerë. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.

Më poshtë gjeni njoftimin e policisë:

“Rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz