back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaShqiptareNgjarja e Kumanovës, 7 të dënuar me burg të përjetshëm

Ngjarja e Kumanovës, 7 të dënuar me burg të përjetshëm

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Në Gjykatën Penale të Shkupit është shqiptuar aktvendimi për 37 të akuzuarit e grupit të armatosur të Kumanovës për ngjarjet e vitit 2015 në “Lagjen e Trimave”, me ç’rast 7 të akuzuar morën dënime të përjetshme, katër të tjerë janë shpallur të pafajshëm, ndërsa pjesa tjetër ka marrë dënime prej 12 deri në 40 vjet burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktvendimin e gjykatës për veprën “Organizim terrorist” dhe “Terrorizëm” nga neni 394 A paragrafi 2 dhe neni 394 B paragrafi 1, dispozita 44 e Kodit Penal, 7 të akuzuarit me inicialet A.K, D.SH, F.F, N.B, VZ, B.B dhe F.R. janë dënuar me burg të përjetshëm, 13 personat me inicialet E.K, A.U, SH.H, B.K, G.S, E.H, R.D, B.E, N.L, L.K,S.M, F.R, A.B, E.K, kanë marrë dënimin me 40 vjet burg, personat me inicialet Q.H, F.E, L.D, H.A, L.R, M.Q janë dënuar me nga 20 vjet burg, personi me inicialet R.A. do të vuajë 18 vite burg, personat me inicialet I.L. dhe S.A. do të vuajnë me nga 14 vjet burg, dy të dënuarit A.B. dhe E.A. do të vuajnë dënimin me burg në kohëzgjatje prej 13 vitesh, dhe M.P. dhe A.B. kanë marrë secili nga 12 vite burg.

Në mungesë të provave gjatë procesit gjyqësor, nuk është gjetur faj tek personat I.M, B.B, B.A, F.O, për çka gjykatësja kryesore Verka Petrovska i shpalli të pafajshëm.

Të dënuarit në procesin gjyqësor për “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, verdiktin e gjykatës nuk e dëgjuan fare, meqë në kohën kur gjykatësja kryesore Petrovska po lexonte fjalët hyrëse, ata u ngritën në këmbë dhe filluan të këndojnë himnin kombëtar shqiptar dhe këngë të tjera për të penguar mbarëvajtjen e procesit, për çka gjykatësja kryesore urdhëroi dëbimin e tyre nga salla.

Avokati mbrojtës Naser Raufi, në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të procesit gjyqësor, tha se dënimet janë drakonike, të cilat madje i kanë pritur sepse siç tha, “i tërë procesi ka qenë nën dirigjimin e prokurorisë dhe se është i montuar”.

“Presim që faktori ndërkombëtar të angazhohet për këtë rast meqë një gjë është premtuar, madje edhe nga ministri i Drejtësisë sepse vetëm me një hetim ndërkombëtar mund të zbardhet ky rast sepse është e qartë se bëhet fjalë për një montim nga ana e shërbimit sekret. Këta njerëz janë të manipuluar për interesa të tjera”, tha Raufi i cili paralajmëroi se do të ankimojnë verdiktin e shpallur.

Kujtojmë se më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë një grup i armatour u përlesh me forcat e sigurisë së Maqedonisë. Gjatë përleshjeve u vranë tetë policë të forcave speciale nga MPB-ja ndërsa 40 u plagosën. Në përleshje u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz