back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeNgërçi në kuvend, analistët e shohin si mundësi reale shkuarjen në zgjedhje

Ngërçi në kuvend, analistët e shohin si mundësi reale shkuarjen në zgjedhje

Të ngjajshme

Procesi për konstituimin e kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton hapat ligjorë për formimin e institucioneve, subjektet kryesore politike nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus për dalje nga kriza.

Hulumtuesja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik,  pati apo s’pati marrëveshje politike.

‘’Është kuptueshme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike kemi të bëjmë me shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky aktgjkykim do të shërbejë edhe për rastet në të ardhmen”, tha Blerina Istrefi, hulumtuese në GLSP.

Analsiti politik, Dorajet Imeri, konsideron se në mungesë të një marrëveshjeje politike si zgjidhja e vetme për të dalë nga ngërçi politik janë edhe zgjedhjet.

“Zgjedhjet në demokraci janë gjithmonë një mundësi e mirë. Aktualisht situata politike në vend është vërtetë jashtë cdo parashikueshmërie. Natyrisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të sqaronte sado pak situatën. Natyrisht, situata aktuale politike ka shumë vështirësi të cilat nuk mund  të kalohen lehtësisht. Unë konsideroj se partitë politike duhet të shohin në një të ardhme no të largët mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja që do të kapërcente këtë ngërç të madh politik. Por, edhe shkuarja në zgjedhje nuk mund të bëhet do si do, pa një vullnet politik fillimisht dhe pa një mekanizëm të qartë ligjor që do të  siguronte ruajtjen e rendit politik dhe kushtetues”, tha Imeri për RTV21

Edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë mundësi reale për mbylljen e bllokadës.

‘’Nëse nuk gjendet edhe pas një afati shtesë që koalicioni fitues të bëjë Qeverinë atëherë mbetet që presidentja ose t’i thërras partitë politike për konstituimin e kuvendit ose t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshen pasi që po vërehet se asnjëra palë nuk i kanë votat për ta themeluar qeverinë e ardhshme’’, tha Sadiku.

Vetëvendosje së fundmi thotë se do ta presin publikimin e plotë të vendimit të Kushtetueses./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz