back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaNga Vushtrria migrojnë mbi 400 nxënës

Nga Vushtrria migrojnë mbi 400 nxënës

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Komuna e Vushtrrisë është njëra nga komunat më të prekura nga migrimi i qytetarëve të Kosovës, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Tashmë ky qytet është zbrazur pothuajse si asnjëherë më parë, e kjo vërehet edhe me mungesën e nxënësve në procesin mësimor.
Drejtori i Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Musa Tërbunja, ka thënë për Telegrafin se sipas evidencave të cilat i ka ai, në këtë komunë, në procesin mësimor, mungojnë 406 nxënës, si pasojë e largimit të familjeve të tyre në drejtim të shteteve të BE-së.
“Mirëpo, mendoj se është mirë të sqarojmë se disa prej atyre që janë larguar, përsëri i janë kthyer procesit mësimor”, ka theksuar ai.
I pyetur për numrin e punëtorëve të komunës që janë larguar nga Kosova, Tërbunja ka sqaruar së janë pesë punëtor komunalë (teknikë- mirëmbajtës të shkollave) që kanë lëshuar punën.
“Ndërsa, nga stafi i komunës, me sa kemi informata, nuk kemi asnjë punëtor që është larguar nga Kosova”, ka shtuar Tërbunja.
- Advertisement -

Të Fundit