BallinaLajmeNga viti 2021, për të udhëtuar në Evropë duhet kërkuar leje nga...

Nga viti 2021, për të udhëtuar në Evropë duhet kërkuar leje nga BE-ja, përmes internetit

Të ngjajshme

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën...

Kallas bën thirrje për fundin e luftës në Lindjen e Mesme

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se nevojitet...

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të detyrohen prej vitit 2021 përmes internetit nga BE-ja të marrin leje për hyrje në hapësirën Shengen, duke paguar shtatë euro.

Edhe pse ata nuk kanë nevojë për vizë, siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve Beta, qytetarët do të duhet të paguajnë një tarifë si pjesë e masave që do të hyjnë në fuqi në vitin 2021.

Ky vendim, i cili u shpall vjeshtën e kaluar dhe për të cilin u pajtuan ambasadorët e vendeve të BE-së, tani duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, dhe nga janari 2021 do të hyjë në fuqi brenda sistemit Ethias, përcjell Telegrafi.

Kjo do të përfshijë të gjithë shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë nevojë të kërkojnë një vizë hyrëse në zonën Shengen, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, thanë  zyrtarë në Këshillin e Ministrave.

Pas bërjes së kërkesës, udhëtari i cili ka për qëllim të shkojë në zonën Shengen brenda 96 orëve do të marrë një përgjigje, përkatësisht 96 orë pasi në sistemin Ethias të pranohet kërkesa, nëse është e nevojshme për verifikim shtesë të të dhënave.

Leja për udhëtim do të jetë e vlefshme për tre vjet, deri në fund të vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas një shpjegimi të masave brenda sistemit Ethias.

Për më tepër lexo KËTU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz