back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeNga Trump tek Infantino – me kë u takua dhe bashkëbisedoj presidentja...

Nga Trump tek Infantino – me kë u takua dhe bashkëbisedoj presidentja Osmani në ShBA?

Të ngjajshme

Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash

Uzina Votkinsky në Udmurtia ruse, e cila prodhonte raketat...

“CR7” i pandalshëm, shënon ndaj Al Hazemit

Cristiano Ronaldo po vazhdon me gola pas rikthimit të...

Ronaldo shënon golin 963, Al Nassr në epërsi ndaj Al Hazem

Al Nassr ka shënuar ndaj skuadrës Al Hazem në...

Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C., me ftesë të Presidentit të Donald Trump.

Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Kosova u afirmua në arenën ndërkombëtare si një vend në shërbim të paqes dhe sigurisë globale, transmeton lajmi.net.

Gjatë qëndrimit të saj, Osmani pati takime me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin Trump, Marco Rubio, Brendan Hanrahan, Charles McLaughlin dhe Daniel J. Lawton, duke diskutuar mbi forcimin e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, integrimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në mbrojtje e ekonomi.

Po ashtu, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë botërorë, përfshirë presidentë, kryeministra dhe përfaqësues ndërkombëtarë, duke rritur profilin dhe rolin e Kosovës në politikën globale.

Vizita nënvizoi angazhimin e Kosovës si partner strategjik i SHBA-ve dhe përforcoi rolin e vendit në çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Përmbledhja e plotë e Presidencës së Kosovës mbi vizitën e presidentes Vjosa Osmani në ShBA: 

𝐏ë𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 𝐧ë 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧, 𝐃.𝐂.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.
🇺🇸 Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.
🇺🇸 Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.
🇺🇸 Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me Drejtorin e Lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.
Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:
🇺🇸 Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
🇧🇭 Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa
🇵🇾 Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña
🇦🇿 Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
🇮🇩 Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto
🇰🇿 Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev
🇺🇿 Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev
🇷🇴 Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan
🇦🇱 Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
🇶🇦 Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani
🇵🇰 Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif
🇭🇺 Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
🇦🇲 Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan
🇮🇹 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani
🇦🇪 Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan
🇯🇴 Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi
🇹🇷 Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan
🇸🇻 Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco
🇸🇦 Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir
🇺🇸 Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz
🇺🇸 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff
🇺🇸 Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner
Përfaqësuesin e lartë
🇬🇧 Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair
🌍 Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov
🌍 Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz