Kiara Tito ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në Instagram, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë Liesën dhe dy vajzat e vogla të tyre. Të veshura me fustane të bardha dhe të rrethuar nga dashuria, dy nënat duken të lumtura dhe krenare teksa rrisin së bashku vajzat e tyre.
“From baby bumps to baby hugs. We dreamed together, grew together, and now we’re raising little humans side by side,” – shkruan Kiara në përshkrim.
Një dedikim i ndjerë për miqësinë që ka kaluar nga adoleshenca në amësi:
“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash ”
