Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare
dp

Lexo edhe“Mendojnë se do të jetë një shëtitje, por ne jemi Reali”: video hipnotizuese e Championsit të 15-të

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për ta siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror.
Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do ta bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, njofton FSHF-ja.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Lexo edhe“Mendojnë se do të jetë një shëtitje, por ne jemi Reali”: video hipnotizuese e Championsit të 15-të
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit Ukrainë – Suedi. /Gazeta Express