BallinaLajmeNga Qeveria: Ja kur nis procesi i korrigjimit të demarkacionit

Nga Qeveria: Ja kur nis procesi i korrigjimit të demarkacionit

Të ngjajshme

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi pas tri viteve dje u votua me 80 vota pro nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Demarkacioni me Malin e Zi do të korrigjohet pasi gjatë muajit të kaluar kështu u dakorduan dy presidentët e vendeve, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes një aneks-marrëveshjeje.

Shefi i Zyrës për Informim në Qeveri, Halil Matoshi ka thënë për Periskopin se kryeministri Haradinaj sot do të ketë takim me Komisionin Shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajten e vijës kufitare dhe menjëherë do të fillojnë relacionet me Podgoricën zyrtare për korrigjimin e kufirit.

‘’Kryeministri Haradinaj qysh sot ka filluar agjendën shtetërore në këtë drejtim. Dhe do të shihen të gjitha mundësitë që ofrojnë dokumentet që janë votu, dmth  së bashku me ligjin për ratifikimin me Malin e Zi’’, ka thënë Matoshi për Periskopin.

Ratifikimin e demarkacionit e kanë mirëpritur edhe Bashkimi Evropian si dhe ambasadorët e huaj, duke e quajtur si hap tutje drejt liberalizimit të vizave.

Gjatë ditës së djeshme, demarkacioni u votua nga koalicioni qeverisës dhe LDK-ja ndërkohë që e kundërshtuan Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Pavarur i Deputetëve, dhe në anën tjetër Lista Serbe që nuk shkoi fare në seancën e jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje e cila në vazhdimësi ka kundërshtuar humbjen e territorit prej 8 mijë e 200 hektarëve, ka paralajmëruar se këtë marrëveshje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz