BallinaLajmeNga Prekazi historik, Basha: Le të jemi gjithmonë të bashkuar si më...

Nga Prekazi historik, Basha: Le të jemi gjithmonë të bashkuar si më 28 Nëntor

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz tha se dita e 28 Nëntorit është e shenjtë e cila i bashkon shqiptarët përtej cdo kufiri e oqeani.

“Jemi jashtëzakonisht krenar që gjendemi sot në këtë ditë festë, në këtë ditë të shenjtë për gjithë shqiptarët bashkë me zëvndëskryeminsitrin Besnik Bislimin, deputetët të republikës, kryetar komunash. Aktivistë të të gjitha qendrave të VV-së dhe qytetarë që na u kanë bashkëngjitë në këtë ditë fesë. Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët përtej çdo kufiri e përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë gjithashtu ditën e shenjtë ku kryetrimi jonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë në vitin 1943. Sot festojmë ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së dy krenares në Vlorë e sot po ashtu festojmë daljen publike të UÇK-së nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjenerali Daut Haradinaj dhe gjenerali, miku ynë Rexhep Selimi. Gjithashtu sot festojmë edhe ditëlindjen e Adem Jasharit. Komandanti legjendar të UCK. Kjo është ditë feste për shqiptarët kudo që ndodhen. Është ditë e shenjtë për ne dhe prandaj qytetarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një ndër vendet më të shenjta që kanë trevat shqiptare. Qofshin të bashkuar gjithmonë, e shqiptarëve e kudo që gjinden urime Dita e Flamurit”, deklaroi Basha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz