back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNga paslufta në Kosovë u kthyen afër 26 mijë pjesëtarë të komuniteteve...

Nga paslufta në Kosovë u kthyen afër 26 mijë pjesëtarë të komuniteteve pakicë

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Që nga paslufta, 25 mijë e 864  pjesëtarë të komuniteteve pakicë kanë gjetur strehim në Kosovë.

Këto shifra janë bërë publike në raportin e avokatit të popullit, të cilin e posedon Indeksonline. Në mesin e të kthyerve janë të përfshirë egjiptianë, malazezë, serbë e boshnjakë.

“Sipas të dhënave të Komisionarit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) në Kosovë për 16 vitet e fundit janë kthyer gjithsej 25.864 pjesëtarë të komuniteteve pakicë”

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2016 numri i të kthyerve thuhet të jetë 356. Derisa ky numër në vitin 2015 ishte 782.

Numri më i madh i tyre është strehuar në pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok, Shtërpcë, Graçanicë e Obiliq.

“Gjatë vitit 2016 u kthyen vetëm 356 njerëz,  në vitin 2015, numri ishte 782 të kthyer. Edhe më tej vazhdojnë të operojnë qendrat kolektive në të cilat janë të strehuar 468 persona në komunën e Mitrovicës (pjesa veriore dhe jugore), Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Shtërpcë, Graçanicë dhe Obiliq”, bëhet e ditur më tej në raport.

Por Qeveritë lokale ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të përhershme për të akomoduar personat të cilët janë të vendosur në qendrat kolektive në komunat e lartpërmendura./Indeksonline/

Paralajmërohen kallëzime penale për zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë

1 muaj e kanë pasur në dispozicion zyrtarët shtetërorë që të bëjnë publike pasurinë e tyre.
Ndërkohë prej se ka filluar deklarimi i rregullt i  pasurisë deri më 24 mars bëhet e ditur se formularët e pasurisë i kanë dorëzuar 1994 zyrtarë nga 4488 sa e kanë obligim, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të kuptuar se sa është numri i zyrtarëve që nuk e kanë bërë publike pasurinë, mirëpo nga i njëjti institucion nuk është se ka marrë një përgjigje të specifikuar.

Në përgjigjet e AKK-së thuhet se procesi për të identifikuar zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë merr kohë, pasi sipas tyre  mund të ketë zyrtarë që pasurinë e kanë deklaruar përmes postës.

“Ju njoftojmë se procesi i deklarimit të pasurisë në afatin e rregullt vjetor ka përfunduar të premten e kaluar me datën 31.03.2017. Agjencia për momentin është në fazën e verifikimit të listave të zyrtarëve të lartë, për të parë se: A ka zyrtarë të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt ligjor dhe cilët janë ata, mirëpo ky verifikim merr kohe pasi qe janë rreth 4450 deklarues, po ashtu jemi në pritje edhe te deklarimit me postë sepse mund të këtë zyrtarë të lartë qe pasurinë e kanë deklaruar përmes postes, dhe në momentin qe i kemi këto informata, AKK e bën publike listën e zyrtarëve qe nuk e kanë deklaruar pasurisë”, thuhet në përgjigjen e AntiKorrupsionit.

Pavarësisht asaj zyrtarët shtetërorë që nuk e kanë bërë publike pasurinë dhe që nuk kanë arsye për mosdeklarim të saj, do të përballen me ligjin.

“Të gjithë ata zyrtarë të lartë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë dhe të cilët nuk ka arsye të bazuara për mos-deklarimin e pasurisë, AKK do të paraqes kallëzime penale”, thuhet më tej në përgjigje.
Ndërsa me ligj nuk parashihen afate shtesë për deklarimin e pasurisë. Të njëjtën e pati pohuar në një prononcim për Indeksonline, Shaip Havolli, drejtor i AntiKorrupsionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz