back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeNga LDK-ja u kundërshtua por avokati Berisha thotë se koalicioni mes kësaj...

Nga LDK-ja u kundërshtua por avokati Berisha thotë se koalicioni mes kësaj partie dhe VV-së ishte e aprovuar nga Abdixhiku: Dikush ka prova

Të ngjajshme

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

MPB: 11 persona të arrestuar për incidente gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjithsej 11 persona janë privuar nga liria gjatë ditës...

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkroi sot koalicion me kandidatin e LVV-së për kryetar në këtë komunë, Sylejman Meholli për ta përkrahur këtë të fundit në balotazh kundër kandidatit të PDK-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes për këtë koalicion u bë edhe në praninë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Mirëpo, pas kësaj reagoi Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tha se kandidati i saj për kryetar të kësaj komune Xhafer Tahiri ka ndërmarrë hapa për të formuar këtë koalicion pa miratimin e partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mirëpo lidhur me këto veprime ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, i cili ka lënë të nënkuptohet se ky koalicion ka qenë i lejuar nga vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu”, ka shkruar Berisha.

Tutje ai ka thënë se një përkrahje e tillë është këkuar edhe për kandidatin e LDK-së, në Suharekë, teksa sipas tij kjo tashmë është arritur.

“Madje, nese duan me tregu drejt, ne kembim te asaj vote ne Vushtrri, eshte kerkuar perkrahje edhe ne Suhareke per Ardianin. Kjo perkrahje eshte siguru dhe keshtu eshte edhe per Suhareke, ndonese po perpiqen ta mbajne msheft. Per keto, dikush ka prova”, ka shkruar Berisha mes tjerash në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq ende nuk dihet se a do të marrë ndonjë masë LDK, karshi veprimeve të kandidatit të tyre Xhafer Tahiri. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz