back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNga kush u prit Kadri Veseli në Drenas (foto)

Nga kush u prit Kadri Veseli në Drenas (foto)

Të ngjajshme

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ish-kandidati për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, janë pritur nga një numër i madh i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli ka thënë se gjithmon ndihet mirë kur është me ushtarët e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithmonë jam ndjerë krenar në mesin e familjes sime, me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu u ndjeva edhe sot në mesin e qindra bashkëluftëtarëve, por për përkrahjen e madhe për PDK-në. Veteranët kanë dhënë shumë për Drenasin, për Kosovën. Dhanë gjymtyrë e morën plumba, që ta kemi shtetin tonë të pavarur të mbështetur në parimet e demokracisë”, ka thënë Veseli.

Ai poshtu tha se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dhanë përkrahje të madhe kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

“Sonte përkrahje të madhe i dhanë edhe Ramizit për kryetar të Drenasit.

Përherë do të jemi bashkë, jo vetëm për Drenasin, por për tërë vendin, deri sa ta zhvillojmë ekonomikisht dhe t’iu sigurojmë perspektivë të sigurt të rinjve tanë”, ka shtuar Veseli./Drenicapress.info/

15134114_10211938414433673_1512003653_o

15126042_10211938414313670_88140669_o

15134088_10211938414113665_1107652413_o

15127553_10211938413793657_476580131_o

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz