Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeNga KQZ tregojnë kur përfundon numërimi i të gjitha votave

Nga KQZ tregojnë kur përfundon numërimi i të gjitha votave

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Dje në KQZ ka filluar rinumërimi i 313 vendvotimeve, kjo pasi që ishte konstatuar se në disa formularë kishte pasur gabime teknike në përputhjen e të dhënave dhe rezultateve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Expressit se për të bërë këtë do të duhen 4 deri në 5 ditë, derisa, të kryhen të gjitha rinumërimet.

“Do të na duhen 4-5 ditë për të rinumëruar këto vendvotime”, ka deklaruar Elezi.

I njejti, tutje, ka thënë se në fillim të javes tjetër ndëkaq do të fillojë edhe numërimi i votave me postë me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta.

“Besojmë nga fillimi i javës do të fillojmë edhe me numërimin e votave me postë, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Elezi.

Gjatë ditës së mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 313 vendvotimeve.

10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, dhe në disa prej tyre mungojnë nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Vendvotimit, ndërsa 303 vendvotime të tjera do të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit