back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeNga kjo ditë do të fillojnë reshjet e shiut në Kosovë

Nga kjo ditë do të fillojnë reshjet e shiut në Kosovë

Të ngjajshme

Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, aktualisht profesor i...

Vashat e Kosovë mposhten nga Turqia në ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave sot ka...

Zyrtare: Chelsea blindon talentin që ditë më parë shkroi historinë në Champions League

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale...

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Java e parë e muajit shtator do të vijojë me kushte tjera meteorologjike, përjashtuar dy ditët e para, pasi që nuk do të ketë ndryshim të motit. Nga e mërkura pritet ndryshim në fushat termike nën 30 gradë Celsius.

E premtja parashihet me alternime kthjellime, por gjatë ditës do të ketë kushte për vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Edhe të enjten në disa vende parashihet mot jo stabil. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës ndërmjet 25-32 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë deri ditën e mërkurë, andaj kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e verilindjes, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 11m/s.

Temperaturat mesatare maksimale për muajin gusht arritën rreth 31 gradë Celsius, që janë rreth 3 gradë më të larta se mesataret e të gjitha viteve për muajin gusht. Sasitë e reshjeve në rrafshine Kosovës shënojnë deficit për 20-30 litra. Në shumicën e pjesëve të Dukagjinit sasitë e reshjeve kanë shënuar tejkalim të mesatareve për muajin gusht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz