back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNga kamerierët deri te programerët, si po ndikon Inteligjenca Artificiale te profesionet...

Nga kamerierët deri te programerët, si po ndikon Inteligjenca Artificiale te profesionet në Kosovë

Të ngjajshme

Fejohet Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë...

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin...

Në Kosovë teknologjia e informacionit është një nga sektorët me pagat më të larta, por është edhe ndër më të ekspozuarit ndaj një fuqie të re, Inteligjencës artificiale.

Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Punës, një në katër punëtorë në nivel global mund të përballet me zëvendësim të pjesshëm nga inteligjenca artificiale, më të rrezik.
si kuaj janë ata me paga më të larta dhe që punojnë në vendet më të zhvilluara, profile që përkojnë shpesh me sektorin e teknologjisë informative

Kush s’rrezikohet fare?

Kamarierët, minatorët, kopshtarët, bujqit e disa të tjerë.

Në Kosovë sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit punëson afro trembëdhjetë mijë persona.

Shumica janë të rinj dhe të orientuar drejt zhvillimit të softuerëve, aplikacioneve dhe ueb faqeve, fusha ku përdorimi i inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.

Disa tregojnë se kjo teknologji e re më shumë ua ka lehtësuar punën se sa që ua ka rrezikuar atë.


Si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale?

Lexo po ashtu
Si po e ndryshon tregun e punës inteligjenca artificiale?

Valon Canhasi nga Hallakate, thotë se njerëzit duhet të mësohen të punojnë me inteligjencën artificiale e jo kundër saj.

“Jemi më të shpejtë, më të saktë dhe më të qartë në çdo hap të punës sonë. Po kemi më pak staf, por kemi edhe më shumë kapacitet”, ka deklaruar Canhasi.

Organizatat vendase të teknologjisë theksojnë se nuk janë profesionet që rrezikohen, por detyrat rutinore që s’kërkojnë kreativitet dhe mendim kritik.

Ato besojnë se përparësi në Kosovë është popullsia e re.

“Duke marrë parasysh popullsinë në moshë të re, kryesisht në sektorin e tik-ut, potenciali për t’u përshtatur me pozitat që transformohen është i lartë”, ka deklaruar Aldo Baxhaku, zyrtar i komunikimit publik në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK).

E si të mbijetohet?

Ekspertët lokal e ndërkombëtarë thonë se ata që e kuptojnë dhe e integrojnë inteligjencën artificiale në punën e tyre të përditshme do të jenë më të përgatitur për të ardhmen që tashmë ka nisur./Evropa e Lirë/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz