Nga IHMK paralajmërojnë reshje e vërshime në ditë në vazhdim
03

Lexo edheDënohet me para personi që sulmoi fizikisht Valon Sylën

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të shiut do të ketë edhe në ditët e ardhshme të cilat do të zëvendësohen më vonë me reshje bore.
Ai në një prononcim për emisionin “Frontal” në T7 tha se do të ketë vërshime nga reshjet.
“Reshje do të ketë edhe në ditët e ardhshme, sot gjatë natës do të ketë reshje shiu të cilat më vonë do të zëvendësohen me reshje bore”, tha Aliu.

Lexo edheDënohet me para personi që sulmoi fizikisht Valon Sylën
Reshjet e sotme të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha duke bllokuar rrugë e madje në disa qytete edhe disa shtëpi janë evakuar.