back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNga falimentimi te suksesi në Hollywood – historia frymëzuese e Sydney Sweeney

Nga falimentimi te suksesi në Hollywood – historia frymëzuese e Sydney Sweeney

Të ngjajshme

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Aktorja, Sydney Sweeney, ka folur për vështirësitë që ka kaluar në adoleshencë, duke jetuar për tetë muaj në një hotel Holiday Inn pas falimentimit të prindërve të saj.

Në një intervistë për The Times, ylli i “Euphoria”, tani 27 vjeçe, tregoi se në moshën 16-vjeçare, ajo dhe familja e saj u detyruan të jetonin në një dhomë hoteli në Burbank, pasi humbën shtëpinë e tyre në Uashington.

“Jetonim katër vetë në një dhomë të vogël, pa kuzhinë, pa ballkon. Ne dhe vëllai im përpiqeshim ta bënim argëtuese – si ‘Jeta në Suitë e Zack dhe Cody’”, tha ajo, shkruan DailyMail.

Nga ajo kohë e vështirë, Sydney ka përparuar ndjeshëm. Sot, ajo zotëron disa prona luksoze, përfshirë një vilë në Bel Air me vlerë 4.5 milionë paund (5.27 milionë euro), një shtëpi në stil Tudor në Los Angeles dhe një resort prej 10.2 milionë paund (11.93 milionë euro) në Florida Keys. Ajo po kërkon të zgjerojë investimet në New York, Teksas, Itali dhe Londër.

Në intervistë, Sweeney konfirmoi se është beqare pas ndarjes nga i fejuari Jonathan Davino, me të cilin ishte në një lidhje që nga 2018. “Po e shijoj këtë fazë duke kaluar më shumë kohë me miqtë e mi dhe duke njohur më mirë veten”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, ajo ka ngjallur reagime të përziera me produktin e ri në bashkëpunim me Dr. Squatch: një sapun me “ujin e saj të banjës”.

Produkti u promovua si një përgjigje ironike ndaj obsesionit të rrjeteve sociale me yjet. “Ju prezantojmë sapunin me ujin tim të vërtetë të banjës”, shkroi ajo në Instagram, duke ndezur reagime të ndryshme nga fansat.

Pavarësisht polemikave, Sydney vazhdon të zgjerojë perandorinë e saj – nga aktrimi, te pasuritë e paluajtshme dhe projektet krijuese të pazakonta. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz