BallinaLajmeLajmet e FunditNga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave”

Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave”

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, është në fazat përfundimtare të ekstradimit të një anëtari me rrezikshmëri të lartë të grupit kriminal “Bajri” të Shkodrës.

I kërkuari, i cili mbahej në paraburgim në Dubai, pritet të sillet në Shqipëri brenda ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Ai është i akuzuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Vrasje me paramendim” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”.

Gjykata e Posaçme e ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ekstradimi i tij shihet si një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pritet që gjatë ditës së sotme të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Brajoviq, 37 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz