back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNga çfarë vuan Merkel? Agjencitë e spiunazhit nisin hetimet për kancelaren (Fotot)

Nga çfarë vuan Merkel? Agjencitë e spiunazhit nisin hetimet për kancelaren (Fotot)

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Gazeta gjermane “Bild” raporton se agjencitë e huaja të spiunazhit kanë nisur hetimet për Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me synim për të zbuluar sëmundjen e saj. Justifikimet që ka dhënë zyra e shtypit e Kancelares nuk kanë bindur këto agjenci dhe tashmë kërkojnë të zbulojnë se për çfarë arsye iu shkaktuan të dridhurat Merkelit.

Në dy takime zyrtare, Kancelarja gjermane u filmua nga kamerat duke u dridhur. Zyra e saj tha se të dridhurat iu shkaktuan nga dehidratimi dhe nuk ka asgjë serioze. Ndërsa në samitin e G20 në Japoni që u zhvillua së fundmi, Merkel mbajti një profil të ulët. 64-vjeçarja u pyet nga gazetarët edhe në këtë samit rreth shëndetit të saj, por ajo këmbënguli se është në gjendje të mirë. Agjencitë e spiunimit tashmë po përpiqen që të zbulojnë çfarë i ka shkaktuar të dridhurat Kancelares gjermane.

Ndër të tjera, në artikullin e saj, Bild shkruan: “Një burim nga Inteligjenca perëndimore tha se është i sigurt që Kancelarja gjermane ka problem shëndetësor neurologjik”. Bëhet fjalë për udhëheqësen e Gjermanisë, shteti me rëndësinë më të madhe në Bashkimin Europian, dhe për këtë arsye liderët e vendeve të tjera kanë udhëzuar shërbimet e tyre të inteligjencës për të zbuluar më shumë rreth shëndetit të Angela Merkel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz