back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaBotëNga aktor komedie president në Ukrainë, kush është lideri hero që po...

Nga aktor komedie president në Ukrainë, kush është lideri hero që po lufton dhëmbë për dhëmbë me Putin

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, është kthyer në liderin e zemrës për të gjithë. Lider hero e cilësojnë shumë përdorues në rrjetet sociale, pasi ai po qendron në frontin e parë të luftës në terren bashkë me ushtrinë për të luftuar kundër ushtrisë ruse, e cila ka hyrë ne vend që prej 24 shkurtit.

Por kush është Volodymyr Zekensky, i cili thirret të mbrojë vendin e tij para të fuqishmit, presidentit rus, Vladimir Putin? Para se t’i hynte botës së politikës Zelensky ka qenë aktor komedian.

Ai u zgjodh president i Ukrainës tre vjet më parë, ndërsa tashmë thirret të mbrojë popullin e tij nga pushtimi rus.

Një politikan pa përvojë, i cili me veprimet e tij në terren dhe mënyrën se si po përballon armikun Putin, po karakterizohet si udhëheqësi i kombit gjatë luftës.

Zelensky mban të informuar vazhdimisht popullin ukrainas nëpërmjet video-mesazheve në rrjetet social, ku i përditëson me të rejat më të fundit, ndërsa vetë ndodhet në terren bashkë me ushtarët e vendit, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin shfaqet gjithnjë e më i çekuilibruar, – duke akuzuar Ukrainën për “gjenocid” në republikat separatiste Donetsk dhe Luhansk, dhe duke folur për nevojën e “de-nazifikimit” të vendit.

BBC shkruan se Zelensky u diplomua për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit dhe më pas nisi karrierën e si aktori komik dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive.

Ai u bë i njohur nga roli i një mësuesi shkolle i cili më pas zgjidhet president dhe tejkalon ligjvënësit e tjerë, në serialin “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit).
Seriali nuk e bëri Zelensky-n vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale.

Partia e tij u quajt po njësoj, “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u zgjodh president i Ukrainës./abcnews.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz