back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeNga 9 shkurti te 28 dhjetori, ja si ndryshoi rezultati i...

Nga 9 shkurti te 28 dhjetori, ja si ndryshoi rezultati i partive në dy palë zgjedhje

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ndërsa krahasimet me zgjedhjet e 9 shkurtit 2021 tregojnë ndryshime të dukshme në raportin e forcave politike në vend.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje udhëhoqi bindshëm me mbi 42% të votave, ndërsa dje më 28 dhjetor 2025, pas numërimit të 99.45% të vendvotimeve, VV ka arritur afër 49.28%, duke shënuar rritje dhe duke u renditur e para në nivel vendi, transmeton IndeksOnline.

Krahasimi i rezultateve (9 shkurt vs 28 dhjetor – rezultate preliminare):

Nga krahasimi shihet qartë se: VV ka rritur përqindjen dhe diferencën në raport me subjektet tjera.
PDK ka ruajtur pothuajse të njëjtin nivel përqindjeje, me rënie të lehtë në numër votash.
LDK ka shënuar rënie të dukshme krahasuar me 9 shkurtin.
AAK dhe Nisma tashmë garojnë të ndara, duke marrë më pak se në koalicionin e përbashkët të vitit 2021.
Lista Serbe është e pesta në nivel vendi, me pothuajse 5% të votave.

Këto rezultate janë preliminare, pasi ende nuk janë numëruar votat me postë, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në përqindjet e partive në rezultatin final.

Procesi i numërimit pritet të përmbyllet në ditët në vijim, ndërsa shpallja zyrtare do të pasojë pas certifikimit nga KQZ./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz