back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeNga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë

Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë

Të ngjajshme

Të paktën pesë fëmijë të plagosur pas të shtënave në një shkollë në SHBA

Të paktën pesë fëmijë janë plagosur gjatë të shtënave...

KFOR-i polak kryen patrullime të pavarura përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale...

Mallorca paralajmërohet për mbylljen e stadiumit

Skuadra e Mallorcas është paralajmëruar për mbylljen e stadiumit. Stadiumi...

Më herët u njoftua se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë deri në fund të sezonit turistik. Parashikimet janë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë.

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.

Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.

Menaxhimi i vetëpagesave për këtë vepër publike do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugorë, shkruan Syrinet.

Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.

Aktualisht tri janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz