Neymari shprehet optimist: Do të bëjmë të pamundurën që ta sjellim Kupën e Botës në Brazil
dp

Lexo edheDybala futet tek dhomat e zhveshjes të ish-skuadrës, shkëmben fanellën me Edon Zhegrovën

Neymar Jr po kalon një fazë rimëkëmbjeje në karrierën e tij.
Ndonëse kishte qenë i lënduar në një pjesë të madhe të vitit, ai arriti ta shpëtonte Santosin e tij nga rënia si dhe e kualifikoi në “Copa Sudamericana”.
Tashmë braziliani ka hedhur sytë te një kompeticion me rëndësi, atë të Botërorit.

Lexo edheDybala futet tek dhomat e zhveshjes të ish-skuadrës, shkëmben fanellën me Edon Zhegrovën
“Do të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës. Hej Ancelotti, na ndihmo!”, thotë Neymar.
“Nëse arrijmë në finale… Unë do të shënoj një gol”, shtoi braziliani./IndeksOnline/