BallinaLajmeLajmet e FunditNeymar mundohet ta imitoj Maradonën, ndëshkohet me karton të kuq dhe kërkon...

Neymar mundohet ta imitoj Maradonën, ndëshkohet me karton të kuq dhe kërkon falje për gabimin

Neymar ishte figura tragjike e Santosit në humbjen 1-0 ndaj Botafogos, në javën e 11-të të Serie A braziliane.

Ylli brazilian nuk e përfundoi ndeshjen, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, i dyti për një tentativë të diskutueshme për të shënuar me dorë.

Në fundin e pjesës së parë, Neymar mori kartonin e parë të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

Ndërkohë në minutën e 76-të, ai tentoi të imitonte Maradonën duke shtyrë topin në rrjetë me dorë, gjë që u vërejt nga gjyqtari.

Për këtë veprim, ai u ndëshkua me kartonin e verdhë të dytë dhe u përjashtua nga loja, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në një moment vendimtar.

Rezultati ishte ende 0-0 kur ndodhi përjashtimi, por vetëm dhjetë minuta më vonë Botafogo realizoi golin e fitores me anë të Arturos.

Pas ndeshjes, Neymar u pendua dhe kërkoi falje për veprimin e tij, duke pranuar se emocionet e kishin kapluar.

“Dëshira e dëshpëruar për të shënuar më çoi në një gabim. Kërkoj falje shokëve të ekipit dhe tifozëve. Ju lutem, më falni!”, tha Neymar. /Telegrafi/

- Advertisement -