back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaSportNexhmedin Spahiu vjen me një propozim interesant: Ja ku duhet të ndërtohet...

Nexhmedin Spahiu vjen me një propozim interesant: Ja ku duhet të ndërtohet stadiumi i Kosovës

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka propozuar që stadiumi kryesor i Kosovës duhet të ndërtohet në Gazimestan, vendi ku priten dy autostradat kryesore, ajo Durrës-Nish dhe Shkup-Mitrovicë.

Sipas Spahiut, kjo është pika më e qasëshme për çdo qytet në Kosovë.

‘’Gazimestani është vendi ku priten dy autostradat kryesore të Kosoves (Durrës- Nish dhe Shkup- Mitrovicë), rrjedhimisht është pika më e qasëshme për çdo qytet e qytezë të Kosovës. Eshte vetëm 2 minuta vozitje larg nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, mu pranë permendorës së Betejës së Kosovës’’, ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se stadiumi duhet të ndërtohet në Drenas, deklaratë që pati shumë reagime.

Ndër ta ishte edhe kryetari i Prishtinës dhe kandidati edhe për një mandat, Shpend Ahmeti, i cili tha se stadiumi kryesor i çdo shteti është i ndërtuar në kryeqytet.

- Advertisement -

Të Fundit