BallinaLajmeNexhmedin Spahiu u reagon ashpër veteranëve për ditëlindjen e Adem Jasharit

Nexhmedin Spahiu u reagon ashpër veteranëve për ditëlindjen e Adem Jasharit

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur që e nisi debatin për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, i ftuar në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, iu është përgjigjur ashpër OVL’së së UÇK’së të cilët kanë kërkuar hetim ndaj Spahiut lidhur me këtë deklaratë.

Spahiu, i ftuar në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka reaguar pas kërkesës së veteranëve të cilët kanë kërkuar nga Prokuroria hetim lidhur me deklaratat e Nexhmedin Spahiut, i cili para disa ditëve ka thënë se Adem Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor por më 10 tetor të vitit 1955.

“Pushka top ju bëftë”, ka thënë Spahiu në T7, duke iu përgjigjur OVL’së së UÇK’së dhe duke e quajtur qesharake kërkesën e tyre.

Ai ka thënë se për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari është i sigurt se është më 10 tetor të vitit 1955, pasi ai ka parë dokumente zyrtare.

Spahiu ka insistuar se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor të 1955, pavarësisht se pas deklarimit të tij janë bërë publike shumë dokumente që dëshmojnë të kundërtën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz