back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëNetanyahu: Vendimet e OKB-së të turpshme, nuk i zbatojmë

Netanyahu: Vendimet e OKB-së të turpshme, nuk i zbatojmë

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se refuzojnë dhe nuk do të zbatojnë vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e veprimtarive të vendbanimeve të jashtëligjshme në tokat Palestineze të pushtuara nga Izraeli.

Në deklaratën me shkrim të Netanjahut shkruhet: “Izraeli refuzon këtë rezolutë të turpshme dhe nuk do ta zbatojë atë. Izraeli duke punuar me Presidentin e zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donal Trump dhe miqtë demokratë dhe republikanë në Kongresin Amerikan mezi pret të tejkalojë ndikimet dëmtuese të këtij vendimi absurd”.

Netanyahu kritikoi Presidentin e Amerikës, Barack Obama dhe parashtroi se “Jo vetëm që dështoi në mbrojtjen e Izraelit por e projektoi dhe e mbështeti fshehurazi këtë në prapaskenë”.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që nuk bën asgjë për të ndaluar masakrimin e gjysmë milion njerëzve në Siri, duke krijuar një front të turpshëm ndaj të vetmes demokraci (Izrael) në Lindjen e Mesme, e cilësoi Murin e Lotëve (Lutjeve) si ‘toka të pushtuara’ “ tha Netanyahu.

Në deklaratë ai informoi gjithashtu se kanë thirrur në Izrael për konsultim ambasadorët në Jeni Zelandë dhe Senegal ndërkohë që kanë anuluar vizitën e Ministrit të Jashtëm të Senegalit që planifikohej të zhvillohej në Tel Aviv si dhe të gjitha programet e ndihmave të udhëheqjes së Izraelit ndaj Senegalit.

Hapat në fjalë janë hedhur ndaj vendeve që përgatitën vendimin e KS të OKB-së dhe vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz